Policia e Shtetit zbardhi ditën e djeshme vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 Prill në Lezhë, për të cilën u shpallën në kërkim 6 person, 5 prej të cilëve shtetas të huaj.
Sipas të dhënave të policisë, ekzekutori i Nikulajt është një shtetas portugez, i cili pas vrasjes është larguar nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.
Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje interesante mbi mbërritjen e portugezit në Shqipëri dhe si tentoi ai të mos ngjallte dyshime. Ai ka stisur një histori dashurie, me qëllim që të mos dyshonin banorët e zonës.
“Killeri apo qitësi, rezulton të jete një shtetas portugez, Ruben Saraiva, i identifikuar nga policia pasi ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të rregullt me linjë ajrore dhe është larguar menjëherë pas krimit nga një pike e kalimit kufitar në rrugë tokësore, në jug-lindje të vendit. Vrasësi ka hyrë në Shqipëri më date 11 shkurt 2023 dhe nuk është larguar deri në mbrëmjen e 19 prillit 2023.
Për me shumë se dy muaj, vrasësi ka qëndruar ne Kakarriq, por është parë të lëvizë edhe në Lezhë apo Shëngjin, për te planifikuar atentatin, përzgjedhur vendin më të përshtatshëm ku mund te behej goditja dhe për të vëzhguar mënyren se si mbrohej Nikulaj. Ai ka zgjedhur te qëndroje ne një fshat si Kakariqi, jo ne hotelet e shumta në Shëngjin apo Lezhë ku mund te tërhiqte me shume vëmendjen dhe të ekspozohej. Interesant është fakti se vrasësi është një rracëperzier, një afro-europian, nga gadishulli Iberik.
Për të justifikuar faktin pse ndodhej në Shqipëri, madje ne një fshat si Kakariq, ai përdori një alibi. Banoreve të fshatit u ishte thënë se “mulati” i ardhur nga jashtë, kishte rënë në dashuri me një vajze nga Shkodra.
Por familja e vajzës nuk kishte pranuar lidhjen e tyre pasi ai ishte rracëperzier. Për t’i qëndruar afër te “dashurës” dhe për të patur mundësine e takimit me te, ai kishte vendosur te qëndronte në një fshat jo shumë larg nga Shkodra.
Madje vrasësi kishte nisur te thirrej nga fëmijët e fshatit Kakarriq, me nofkën “gabeli”…
Dëshmitare okulare, kane treguar se ai u zhduk nga qarkullimi ne mënyre të habitshme dhe nuk u pa askund për dy javë me radhe përpara se te kryente atentatin mesditen e te mërkures se 19 prillit. Vëzhguesi, një anglez nga Birmingham me 27 precedent penale…”, tregon Hoxha.
Sipas raportimeve, dyshohet se Edmond Haxhia është porositësi dhe financuesi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë. Ai është djali i dajës së Elton Lekstakajt, me të cilin ka qenë konflikt me të ndjerin prej vitesh. Ky i fundit ishte kthyer tre muaj më parë nga Anglia dhe kishte porositurë të gjithë planin.
Të shpallur në kërkim janë: Edmond Haxhia me shtetësi shqiptare dhe britanike, Ruben Saraiva shtetas portugez, Harry Simson shtetas britanik, Thomas Mithan shtetas britanik, Steven Hunt shtetas britanik, Harriet Bridgeman shtetase britanike.