Prokuroria Themelore në Gjilan ka dalë me njoftim, pas vrasjes së një personi në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”.
Në njoftim, thuhet se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para, dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri.
Insajderi raportoi më herët se viktima ëstë Sokol Osmani- 37 vjeçar.
“Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe njësitet tjera relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, në mënyrë që të identifikohen personat e dyshuar.
Për të gjitha veprimet e tjera do të jeni të njoftuar me kohë!” – thuhet në njoftim.