FOTO&VIDEO

Vrasje tronditëse në Greqi, 44-vjeçari shqiptar ekzekuton me armë gjahu kryeplakun, dyshohet për krim pasioni

Një ngjarje tronditëse ka shokuar komunitetin lokal të Makrineias, në zonën e Agrinjos, në Greqi, pas vrasjes së kryeplakut të komunitetit Lithovouni, 51-vjeçarit Kostas Alexandris. Viktima ishte i martuar dhe baba i një fëmije të mitur.

Sipas të dhënave paraprake nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura nga policia greke, motivi i krimit dyshohet të jetë personal dhe lidhet me një grua, çka përforcon pistën e një konflikti me prapaskenë erotike. Autor i dyshuar i ngjarjes është një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare, i cili besohet se kishte një lidhje intime me bashkëshorten e viktimës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Spathohori, ku autori i kishte ngritur pritë 51-vjeçarit. Në momentin që viktima po kalonte me automjetin e tij, 44-vjeçari e ka qëlluar tri herë me armë gjahu. Si pasojë e të shtënave, Alexandris ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në një greminë, ku u gjet më pas nga banorët e zonës, pa shenja jete.

Burime policore bëjnë me dije se viktima, i veshur me rroba të errëta, është gjetur i shtrirë me fytyrë nga sedilja e pasagjerit. Brenda automjetit, policia ka gjetur edhe një armë gjahu, fakt që tregon se edhe viktima ishte e armatosur. Gjithashtu, shenja nga saçmat janë konstatuar jo vetëm në pjesën e pasme, por edhe në pjesën e përparme të automjetit.

Disa orë pas krimit, autori ka kontaktuar vetë autoritetet policore, duke pranuar vrasjen dhe duke shprehur gatishmërinë për t’u dorëzuar. “Ejani të më merrni nga shtëpia, unë e vrava”, mësohet të ketë deklaruar ai. Sipas informacioneve, 44-vjeçari ka dorëzuar edhe armën e krimit, e cila rezulton se mbahej me leje.

Pas arrestimit, autori është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes së rëndë, e cila ka tronditur thellë opinionin publik në zonë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago