Burime nga Siria, Iraku dhe Irani bëjnë me dije se kreu i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi dyshohet të jetë vrarë gjatë një sulmi ajror të avionëve amerikan në Siri.
Një zyrtar i lartë amerikan, i cili nuk dëshiron të identifikohet, tregon për mediat se baza ku fshihej al-Baghdadi u bombardua gjatë natës, por nuk konfirmon nëse operacioni ishte i suksesshëm apo jo. Edhe një komandant i një prej fraksioneve militante shprehet se Baghdadi mbeti i vrarë në një sulm në mesnatë, në provincën Idlib, pikërisht në fshatin Brisha, pranë kufirit turk, ku u përfshinë helikopterë, avionë bombardues dhe trupa tokësore.
Gjithashtu, lajmi për vrasjen e liderit të ISIS konfirmohet dhe nga burime të inteligjencës së Irakut dhe Iranit. Gazeta amerikane “Newsweek”, e cila e dha e para lajmin, tregon se e mori informacionin nga një zyrtar i lartë i ushtrisë. Pentagoni ende nuk ka dhënë një koment, por pritet që presidentit Donald Trump të bëjë një deklaratë të rëndësishme pasditen e së dielës.