Ayatollahu iranian Abbas-Ali Soleimani ishte ish përfaqësues i Liderit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.
Ayatollahu iranian Abbas-Ali Soleimani, anëtar i Asamblesë se Ekspertëve për Lidership në Iran është vrarë mëngjesin e të mërkurës në qytetin veriorë të Babolsar sipas mediave iraniane.
Soleimani ka qenë i afërt me liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei. Ai ishte përfaqësues i Khameneit në nivel provincial.
Ekzekutuesi i tij është arrestuar dhe ai qëndron në mbajtje sipas agjencisë së lajmeve iraniane Fars.
Asambleja e Ekspertëve është një trup klerikal i fuqishëm i cili zgjedhë dhe mbikëqyrë liderin suprem.
Provinca jugore e Sistan në Baluchistan e cila kufizohet me Pakistanin dhe Afghanistanin dhe është një nga regjionet më të varfra të Iranit ku muajt e fundit janë zhvilluar protesta intensive kundër qeverisë.