BOTA

Vritet në atentat vajza e frymëzuesit të Putinit

Vajza e politologut rus Aleksandër Dugin, Darya u vra në periferi të Moskës pas një shpërthimi që ndodhi në makinën e saj.

30-vjeçarja ishte duke lëvizur në autostradë kur një bombë shpërtheu në makinën që ajo drejtonte duke bërë që të humbiste jetën menjëherë.

Ajo kishte hyrë në politikë kohët e fundit, por më shumë njihet si vajza e politogologut të famshëm të Putinit që ka frymëzuar dhe mbështetur të gjitha lëvizjet politike të Presidentit të Rusisë, raporton abcnews.al.

Media perëndimore raportojnë se dyshohet se objekt i atentatit ishte vetë Dugin, pasi atë makinë e përdorte ai dhe jo vajza, megjithatë këto janë pretendime të paverifikuara. Fill pas atentatit, në vendin e ngjarjes mbërriti vetë Dugin duke vënë duart në kokë nisur nga ajo që pa.

Nuk dihet se kush fshihet pas këtij atentati. Rusët akuzojnë ukrainasit, kurse mediat perëndimore dhe vetë ukrainasit akuzojnë Putinin dhe shërbimin sekret rus se tentoi të vriste vetë Duginin, por e pësoi vajza e tij.

60-vjeçari Aleksandër Dugin njihet si politotologu që ka frymëzuar politikat fashiste të Putinit ndaj Ukrainës, Perëndimit si edhe pakicave kombëtare në Federatën Ruse.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

11 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

15 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

15 orë ago