Në Lugansk të Ukrainës është vrarë serbi Stefan Dimitrijeviq, mercenar prorus në Lugansk.
Njoftimin e ka dhënë në rrjetin social në Facebook, mercenari tjetër serb Stevan Milosheviq.
Në Ukrainë, përkrah forcave të agresionit rus, ka një numër të madh të mercenarëve serbë.
Një pjesë e madhe e tyre iu takojnë forcave ultranacionaliste serbe, që shpeshherë janë parë edhe në Republikën e Kosovës.
Dimitrijeviq, tashmë i vrarë në Ukrainë, para disa vitesh kishte realizuar një foto në Mitrovicën Veriore. Ndërsa, mercenari tjetër që dha lajmin për vdekjen e shokut të tij, Stevan Milosheviq, ishte në Gazimestan ku realizoi foto me klerikun radikal serb Amfilohije.