Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se vendi i tij po zhvillon bisedime me një vend, që siç tha, e ka përfunduar vaksinën kundër sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19, dhe që “ua jep atë popullatave të rrezikuara”.
“Shpresojmë se para fundit të vitit mund ta kemi atë vaksinë. Do të ishte shpëtim për Serbinë dhe ekonominë tonë”, tha Vuçiç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Vuçiç nuk tha se për cilin vend bëhet fjalë.
“Së shpejti do ta nënshkruajmë protokollin për bashkëpunim, por nuk mund t’ju them se cili vend është”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur gazetarëve në Beograd.
“Do të shohim që Serbia të jetë ndër 30 vendet e para që do ta marrë atë vaksinë”, shtoi ai.
Dhjetëra vaksina kundër COVID-19 janë në faza të ndryshme të testimit në gjithë botën. Firma bioteknike amerikane Moderna tha të martën se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19, ishte e padëmshme dhe nxiti përgjigje imune te të 45 vullnetarët e shëndetshëm, që morën pjesë në një studim të fazës së hershme.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara e mbështet vaksinën e Moderna-s, e cila së shpejti do të hyjë në fazën e fundit të testimit klinik.
Moderna tha se synon të regjistrojë rreth 30,000 njerëz për testimin e fazës së tretë që nis më 27 korrik.
Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Alergji dhe Sëmundje Infektive ka shprehur “optimizëm të kujdesshëm” se së paku një vaksinë do të mund të zhvillohet deri në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2021.
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…