POLITIKE

Vuçiç “hap shpirtin”: “Hera e parë që po e them kaq hapur…”

Sot askush nuk më kërcënon si Aleksandar Vuçiç për shkak të pozitës së presidentit të Serbisë, kërcënojnë hapur gjithë vendin tonë dhe mbijetesën e tij.

Këtë e ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka shtuar se “është shumë i shqetësuar sepse Serbia ka kohë që nuk është në një situatë më të vështirë”, transmetojnë mediat serbe.

“Beogradi është si Kazablanca këto ditë, sepse kur ka mysafirë nga Rusia, zbulohen ata nga shërbimet perëndimore që i ndjekin, dhe kur njerëzit nga perëndimi janë atje, ata i ndjekin nga Lindja”, tha Vuçiç.

“Sot jetojmë në një kohë kur veprimtaria e shërbimeve(sekrete) është më e rëndësishmja, sidomos nga faktori i jashtëm, dhe kjo tregon se sa janë të interesuar për këtë pjesë të vendit që duam ta ruajmë për veten dhe pasardhësit tanë”, theksoi Vuçiç.

Më tej ai doli te Kosova.

Ai ka vlerësuar se “pala e djathtë” po i thotë Serbisë të heqë dorë nga Kosova dhe se në këmbim do të marrin një “dhuratë të vogël”.

Ai shtoi se Serbia është nën presion sepse dëshiron të ketë të drejtën e qëndrimit të saj.

 “Zgjedhje të vështira dhe shumë probleme na presin në të ardhmen. Kudo ka vetëm interesa”, tha Vuçiç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

2 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

21 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago