POLITIKE

Vuçiç-it po i mungon Merkel, me Scholz-in s’ka arritur të njëjtin nivel miqësie

Raporti i mirë në mes të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, nuk është përcjellur me ndërrimin e pushtetit në gjermani dhe ardhjen e Olaf Scholz.

Kohëve të fundit ka pasur shumë deklarata edhe nga vetë Vuçiç, por edhe nga kryeministrja serbe, Ana Brnabiç dhe krye-diplomati serb Ivica Daçiç, kundrejt qasjes së Gjermanisë dhe pakënaqësisë së tyre me Scholz e ministren e jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Madje, me 5 maj Vuçiç u takua me shefen e diplomacisë gjermane Baerbock, me të cilën bisedoi për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë dhe takimi u raportua si “mjaft i pakëndshëm”, pasi gjermanja këmbënguli që Serbia të merrte një vendim të qartë në raport me sanksionet kundrejt Rusisë.

Mediumi serb Nova në një interviste me të dërguarin gjerman për Ballkanin, Manuel Sarrazin, ka trajtuar pos tjerash edhe këtë ndryshim raportesh.

Megjithatë, ai tha se “kjo nuk është e vërtetë”. “Gjermania ka pasur gjithmonë të njëjtën qasje ndaj Serbisë”.

Por, thekson se “ka të ngjarë që të ketë një qasje të ndryshme kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet palëve, pasi ne e dimë se CDU është pjesë e së njëjtës familje partish si SNS, ashtu siç dimë që partitë aktualisht në pushtet në Gjermani nuk janë. Kjo është normale dhe nuk ka të bëjë vetëm me Serbinë”, deklaroi Sarrazin.

“Nëse e shikoni pamjen më të gjerë, do të shihni se Gjermania është investitori më i madh dhe – jam i bindur – investitori më i mirë në Serbi dhe se gjithmonë mund t’i besoni Gjermanisë”.

“Kur lidhemi me një shtet ne qëndrojmë të lidhur dhe jemi në anën tuaj. Por, sigurisht që jemi të sinqertë edhe kur flasim për dallimet tona dhe e dimë që ndonjëherë nuk është e lehtë”, pohoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

4 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

6 orë ago