POLITIKE

Vuçiç ka publikuar një video: Betohem në bibël dhe në gjak, do të luftojmë për popullin tonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka postuar në profilin e tij në Instagram një pjesë të paraqitjes në një emision në TV Prva, në të cilën i premton popullit serb duke u betuar “në bibël dhe në gjak” se do të mbrojë popullin serb, do të udhëheqë në mënyrë të pavarur dhe do t’i ruajë miqësitë tradicionale të Serbisë (me Rusinë).

“Dua t’u kërkoj njerëzve që ta duan vendin e tyre. Ne do të luftojmë. Ne do të luftojmë për popullin e Serbisë”, thotë Vuçiç në pjesët e shkëputura të videos.

Vuçiç e ka ashpërsuar gjuhën e tij, sidomos pas tensioneve në Veri të Mitrovicës kur Kosova vendosi të zbatojë masën e reciprocitetit për targat dhe për dokumentin për hyrje/dalje të shtetasve serbë në Kosovë, ashtu siç e aplikon Serbia për shtetasit e Kosovës.

Pas katër ditësh, me 18 gusht, Vuçiç do të udhëtojë për në Bruksel ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Është spekuluar shumë se cilat do të jenë temat e këtij takimi, mirëpo nga vetë Bashkimi Evropian nuk është zyrtarizuar akoma gjë sa i përket kësaj pjese, përveç se është thënë që do të dalin me detaje në ditët në vijim.

Duke folur po për këtë takim në Bruksel, ambasadori i Serbisë, Christopher Hill, ka thënë se do të ishte mirë që pjesë e tryezës së bisedimeve të ishte edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

16 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

23 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

1 ditë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

1 ditë ago