Serbia's President Aleksandar Vucic gestures during a special session of Serbia's parliament about the negotiations' process with Kosovo in Belgrade, Serbia, Thursday, Feb. 2, 2023. Serbia fought a 1998-99 war with ethnic Albanian separatists in Kosovo, which at the time was a Serbian province. A NATO intervention that forced Serbia to pull out of the territory ended the war, but tensions over Kosovo's status remains a source of instability in the Balkans. (AP Photo/Darko Vojinovic)
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 7 shkurt se ka pasur takime me udhëheqësin e Socialistëve serbë, Ivica Daçiç, dhe konfirmoi se marrëdhëniet mes dy partive janë në krizë.
Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiçit dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Daçiçit, që janë në koalicion qeveritar, hynë papritmas në marrëdhënie të paqëndrueshme, shkruan REL.
Vuçiç tha për televizionin serb, Pink, se nuk mendon se zgjedhjet e reja janë zgjidhje, sepse siç tha ai “kemi shumë probleme për të zgjidhur”.
Ai shtoi se vendimet nuk do të merren brenda natës dhe se do të takohet me Daçiçin më 8 shkurt.
“Dhe a kam besim të plotë (në SPS-në)? Personalisht nuk kam, por nuk do ta bazoja këtë në marrëdhëniet personale. Vendi është më i rëndësishëm se marrëdhëniet personale. Por, tani e dimë se në kohë të vështira mund të mbështetemi vetëm në veten tonë”, tha ai.
Vuçiç ka përmendur gjithashtu se ekziston mundësia e krijimit të një shumice tjetër në Kuvend, pa specifikuar se kush do ta krijojë atë.
Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë. Prej tyre, 106 janë nga radhët e Partisë Përparimtare, ndërsa 23 nga Socialistët.
Nëse presidenti i Serbisë do të vendoste për ndryshime pa zgjedhje, kjo do të nënkuptonte një ofertë për partitë opozitare.
Por, kjo do të nënkuptonte edhe ndryshime në politikë dhe nuk është e sigurt se cila parti do ta pranonte ofertën e SNS-së.
Partitë opozitare që kanë hyrë në Parlamentin e Serbisë, janë të llojllojshme – nga pro-evropiane në të djathta.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…