Alexander Vuçiç konfirmoi se presidenti i Kinës, Xi Jinping do të vizitojë Serbinë gjatë këtij viti. Në një fjalim të mbajtur me rastin e Vitit të Ri Hënor në Beograd, Vuçiç tha se: “Xi Jinping, miku ynë i sinqertë… do të vizitojë vendin tonë këtë vit”. Ndërsa për një media kineze, Vuçiç shtoi se Tajvani është i përket Kinës.
Lidhur me këto deklarata miqësie ka reaguar Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth. Në një postim në X ai ka kritikuar ashpër Vuçiçin për lidhjet e tij me Kinën duke shtuar se presidenti serb është një zgjatim i Kremilinit dhe Pekinit në Evropë.
“Vuçiç në mënyrë cinike hidhet në krahët e regjimit kinez dhe i jep atij një kalim të lirë për një zgjidhje ushtarake të çështjes së Tajvanit. Vuçiç është zgjatje e Kremlinit dhe e Pekinit në Evropë”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.
Vuçiç vlerësoi gjithashtu për mediat kineze edhe marrëdhëniet e mira mes dy shteteve në aspektin ekonomik duke e vënë theksin tek përfitimet e marrëveshjes së tregtisë së lirë mes dy vendeve.
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…