POLITIKE

Vuçiq ankohet: Qeveria malazeze po bëhet me shqiptarë e boshnjakë, por nuk ka vend për serbët

Mediat malazeze kanë raportuar gjatë ditës së djeshme se është krijuar shumica parlamentare për krijimin e Qeverisë së Malit të Zi.

Duket se përbërja e përfolur në media nuk i ka pëlqyer presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili u ankua se pse nuk do të ketë asnjë serb në qeverinë e re malazeze, raporton rtcg.

“Të shikojmë të gjithë rajonin. Sot ka përfunduar formimi i Qeverisë së Malit të Zi. Më vjen mirë që boshnjakët kanë gjashtë ministri. Serbët asgjë edhe pse janë 30 për qind në Mal të Zi. Edhe kroatët me 0.9 për qind të popullsisë do të kenë ministër dhe jam i lumtur për këtë. Do ta kenë edhe shqiptarët, vetëm serbët nuk do ta kenë sepse do të jenë gjithmonë një ‘faktor shqetësues’”, tha Vuçiq.

Ndonëse rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare malazeze mund të priten vetëm në mesin e javës së ardhshme, disa media në atë vend kanë raportuar se pushteti i ri ekzekutiv tashmë është formuar me “Evropa Tani”, demokratët dhe përfaqësuesit e pakicave, të cilat do të përbëjnë shumicën parlamentare prej 41 deputetëve.

Kryeministër pritet të jetë Milojko Spajiq ndërsa zëvendëskryeministër do të jenë Branko Krvavac, Momo Koprivica, Ervin Ibrahimoviq dhe Nik Gjeloshaj.

Aleanca Shqiptare pritet të merr Ministrinë e Integrimeve Evropiane me kusht që Genc Nimanbegu të bëhet ministër, në të kundërtën, ai departament do t’i përkasë një tjetër liste shqiptare – Forumit Shqiptar, e cila do të mbulojë edhe Ministrinë e Administratës Publike, ku do të qëndrojë Marash Dukaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

24 minuta ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

19 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago