Vuçiq dhe Putin biseduam përmes telefonit: Vuçiq njoftoi Putinin me situatën në Kosovë dhe ngjarjet në regjion!

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq bisedoi me telefon me liderin e federatës Ruse Vladimir Putin lidhur me situatën në Kosov dhe regjion, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Me këtë rast Vuçiq shprehu shpresën se masat që janë ndërmarr kundër përhapjes së virusit do të japin rezultate ndërkohë që i shprehu ngushëllime Putinit për viktimat nga covid-19, duke shpreh gatishmërinë për ndihmë sipas mundësive për tejkalimin e situatës.

Ai ka falënderuar Putinin për brengën e shprehur dhe mbështetjen me dërgimin e ekspertëve dhe pajisjeve mbrojtëse mjekësore. „Serbia është e privilegjuar që ka një mik të sinqertë siç është Rusia, sikurse edhe unë që jam i nderuar me raportin personal dhe respektin e ndërsjellë dhe besueshmërinë” tha Vuçiq.

Ai njoftim biseduesin në Moskë se ka vendosur të dekori ekipin e pjesëtarëve të forcave ushtarake të federatës Ruse që kanë dhënë kontribut të çmuar në parandalimin e përhapjes së virusit Corona. Po ashtu Vuçiq njoftoi Putinin edhe me situatën në regjion dhe situatën në Kosovë sikurse edhe ngjarjet rreth dëbimit të klerikëve ortodoks nga Mali i Zi.

Dy presidentët biseduan edhe për vizatimin e brendësisë së tempullit të Sveti Saves në Beograd dhe punën e përbashkët në mënyrë që kjo shenjtëri me ndihmën e Rusisë do kryhej siç pritej.

Ata biseduan edhe për shkëmbimin e vizitave të ndërsjella në nivelet më të larta sipas planifikimit ndërshtetëror.