Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, takoi ekipin olimpik të shtetit para nisjes për në Tokio.
Pasi u dhuroi flamurin shtetëror, për ta ai pati një porosi.
Në rast të ballafaqimit me kosovarët, u tha se nuk duhet të brengosen për fitore apo humbje, por të dalin në podium pa menduar për politikë.
Kjo deklaratë e Vuçiq dallon krejt nga ajo e tre vjetëve më parë, njofton Klan Kosova.
Atë kohë kërkonte gjithsesi fitore ndaj Zvicrës, për të cilën luanin pesë shqiptarë.