POLITIKE

Vuçiq e aktivizon mësuesin e tij Sheshelin, flet për “8 vrasje e 80 arrestime të serbëve në Kosovë”

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojslav Sheshel ka thënë se një e keqe e madhe po përgatitet në Kosovë. Sipas tij, 80 serbë janë në listë për t’u arrestuar dhe 8 të tjerë për t’u likuiduar.

Ai ka folur për TV Pink në Beograd, duke komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, pas dështimit për arritjen e një marrëveshjeje mes kryeminsitrit Albin Kurtid he presidentit Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

“Një e keqe e madhe po përgatitet në Kosovë. Se a do të ndodh me të vërtetë, ne nuk jemi plotësisht të sigurtë. Supozoj që qëllimi i Serbisë është që të bëj gjithçka që ka në dorë për ta parandaluar të keqen. Megjithatë, vendet e të ashtuquajturit Quint, i kanë dhënë mbështetjen e plotë shqiptarëve”, ka thënë Sheshel, transmeton Gazeta Express.

“Çdokush do që ta shantazhojë Serbinë”, ka vazhduar ai.

Ai pretendon se Serbia do t’i mbrojë serbët e Kosovës “me të gjitha mjetet”.

Sipas Sheshel, forcat e Policisë së Kosovës janë gati që të thyejnë barrierat e vendosur nga serbët dhe për këtë tashmë është prezantuar orari i punës prej 12 orësh, nga i cili janë përjashtuar zyrtarët policorë serbë.

Sipas tij, po planifikohet vrasja e 8 serbëve në mënyrë që të shkaktojë një mungesë organizimi mes serbëve.

“Tashmë kemi informacionet se rreth 80 serbë janë në listë për t’u arrestuar. Nuk do t’i vrasin të gjithë, por kryesorët, ndërsa të tjerët do t’i arrestojnë”, ka pretenduar Sheshel.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

9 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

13 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

14 orë ago