POLITIKE

Vuçiq e shpik edhe një atentat ndaj tij? Për ta bërë situatën më serioze thotë se njoftimi i shkoi nga Europoli

Teksa po afrohen zgjedhjet në Serbi, Aleksandar Vuçiq dhe njerëzit e tij si Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq dhe Aleksandar Vulin duket se e kanë menduar një strategji për ta ruajtur rejtingun.

Vuçiq të shtunën nuk ka dashur të shfaqet si viktimë. Ai ka thënë se e ka marrë dhe e ka lexuar informatën e Europol dhe se nuk di asgjë më shume sepse me këtë temë po merren organet kompetente.

Pastaj ka vazhduar duke thënë se janë 7 persona nga vende të ndryshme që po e planifikojnë atentatin për të cilët ka thënë se s’ka dëgjuar ndonjëherë.

I pyetur cilat mund të jenë motivet për atentat ndaj tij, shefi i shtetit serb ka thënë se kjo lidhet me narkokartelet të cilat sipas tij nuk mund të funksionojnë pa bashkëpunim me strukturat shtetërore sepse në këto punë, sipas tij bëhet fjalë për miliarda euro.

Ana Bërnabiq, kryeministrja serbe ndërkaq ka thënë se është shtuar siguria për Presidentin serb pas këtyre njoftimeve.

Ministri Brendshëm serb dhe njeriu më lojal i Vuçiq, Vulin, e ka zbuluar se kush po planifikon ta vrasë Vuçiqin.

Sipas tij, bëhet fjalë për shtetasin e Malit të Zi, Radoje Zvicer dhe klanit të tij, për çka tashmë Serbia ka shpallë fletëarrest.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

14 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

24 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago