Vuçiq eskalon: Në video ai këndon dhe kërcen me një këngë që feston vrasjet e policëve

Vuçiq, i cili kohët e fundit përdor në mënyrë aktive rrjetin TikTok, publikoi një video në të cilën ai kalon nëpër autostradë duke lavdëruar sukseset e partisë së cilës deri vonë ishte kryetar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një video të re në llogarinë e tij në TikTok. Në video, Vuçiq duke vozitur, ndez radion dhe fillon të kërcejë. Megjithatë, përdoruesit e rrjeteve sociale e kuptuan se ishte kënga “Rap das Armas”, e cila është e ndaluar në Brazil sepse lavdëron vrasjen e policëve në favela

Vuçiq, i cili kohët e fundit përdor në mënyrë aktive rrjetin TikTok, publikoi një video në të cilën ai kalon nëpër autostradë duke lavdëruar sukseset e partisë së cilës deri vonë ishte kryetar.

 

Por në fillim të videos, kreu i shtetit ndez radion dhe fillon të luajë një pjesë të këngës “Parapapapa”, për të cilën përdoruesit e rrjeteve sociale thonë se është një onomatope, më saktë një imitim i të shtënave ndaj policisë, raporton Express.

Është një këngë që është e ndaluar në Brazil, pikërisht për këtë arsye – që promovon dhunën kundër forcave të rendit dhe ligjit. Kënga u bë shumë e njohur në atë vend falë filmit Elite Squad.

Flitet për njësinë speciale të policisë që bastis çdo ditë favelat për të arrestuar narkotrafikantët, por edhe për armët e njohura mes tregtarëve, si dhe për konfliktet mes tregtarëve dhe policisë.

Kënga është realizuar nga MC Sidinjo dhe MC Doka, dy ndjekës të stilit proibidão – i cili është i ndaluar ligjërisht për glorifikim të aktiviteteve kriminale.

Prandaj, me gjithë popullaritetin e saj, kjo këngë nuk u luajt kurrë në radiot braziliane, ndërsa pas dy javësh u hoq nga CD-ja e filmit.