KRYESORE

Vuçiq: Hill na njoftoi se SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pasur sot një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill.

Në takimin e Vuçiq me Hill është diskutuar ndër të tjera edhe për situatën në Kosovë dhe për vazhdimin e dialogut në mes të dyja vendeve.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca serbe, thuhet se në këtë takim ambasadori Hill e ka njoftuar presidentin  serb Vuçiq për vendimin amerikan për të pranuar kërkesën e shtetit të Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javalin”.

Siç citohet të ketë thënë Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Prishtinës Kongresit Amerikan, i cili fillon procedurën zyrtare.

Aty theksohet se Vuçiq e konsideroi këtë si “zhgënjim të madh për Serbinë”.

“Për ne, është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos shqetësohet dhe se Serbia do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë në stabilitetin në Ballkan”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Raketa anti-tanke Javelin kishte blerë vitin e kaluar edhe Shqipëria.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kishte bërë të ditur në atë kohë se Shqipëria ka nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, Lockheed Martin, pa dhënë hollësi për numrin e raketave të blera.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

1 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

3 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

4 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

5 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

5 orë ago