POLITIKE

Vuçiq i quan terroristë policët dhe ushtarët e Kosovës: Ju turqit e të tjerët, me çfarë të drejte i armatosni

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka quajtur terroriste njësitet speciale të Policisë së Kosovës dhe FSK-në.

Duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që i shpalli terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe komponenen e saj “Brigada e Veriut”, Vuçiq mori shembullin sikur Serbia t’i shpallte terroriste njësitet speciale të Policisë së Kosovës. Tha se Perëndimi do të kërkonte menjëherë sanksione.

“Ata janë në fakt terroristë, ashtu si FSK-ja. Më thoni, ju lutem, sipas cilit akt ndërkombëtar mund të ekzistojnë, pasi NATO thotë se bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me çfarë akti i armatosni ju turqit dhe të tjerët. Me çfarë të drejte ekzistojnë”, pyeti Vuçiq dhe më pas u përgjigj vetë.

“Atyre nuk u intereson shumë, ju e dini se çfarë thonë gjermanët, amerikanët dhe të tjerët – ‘epo sipas të drejtës sonë, të drejtës së më të fortëve, ju jeni një Serbi e vogël që të mund të kërkoni të drejtën’. Kështu thonë ata. Çfarë të më thonë, kur nuk shkruhet askund”, tha Vuçiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

7 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

17 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

22 orë ago