Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i shfrytëzojë institucionet e Këshillit të Evropës që të ngrejë padi për krime lufte ndaj Serbisë.
“Albin Kurti deri tash ka pritur që një shtet tjetër të ngrejë padi për gjenocid ndaj Serbisë, pasi Albin Kurti nuk është vend i njohur ndërkombëtarisht dhe nuk mund të bëjë padi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Mund të bëjë dikush në emër të tij dhe nuk është e lehtë kjo, është çështje shumë e vështirë politike. Pse po kërcënon tash? Për shkak të Këshillit të Evropës, për shkak të asaj që ia kanë mundësuar Dora Bakoyannis dhe shtetet perëndimore dhe do t’i përdorë institucionet e Këshillit të Evropës për të ngritur padi kundër Serbisë përmes tyre. Është pjesë e një plani masiv për presion dhe sulm ndaj popullit serb, për të cilin kam folur”, ka thënë Vuçiq pas vizitës në aeroportin ushtarak në Batajnicë.
Ai iu referua edhe deklaratave nga Bosnjë-Hercegovina, që i bëjnë thirrje Serbisë ta mbështesë rezolutën për Srebrenicë.
“Çështja nuk ka të bëjë me pranimin e një krimi të tmerrshëm, që është për të ardhur keq, por për atë që duhet të pasojë”, ka thënë Vuçiq.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…