Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fjalimin e tij vajtues pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Beograd, ka vazhduar propagandën e tij se ka informacione për disa çeçenë që jetojnë në Kosovë dhe sulmojnë serbët në Veri.
Vuçiç tha se në fillim të gushtit, “një grup separatistësh kaukazianë, kundërshtarë të presidentit të Republikës Ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, po qëndronin në veri të Kosovës”.
“Ata ishin aty me dy qëllime: angazhimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në konfliktin ruso-ukrainas dhe eliminimin e serbëve të armatosur në veri të Kosovës. Është regjistruar qëndrimi i një grupi të përbërë nga Ahmed Ruslanoviç Bakajev dhe Idriz Azarsanov”, deklaroi Vuçiç.
Ai shtoi se “terroristët e përmendur janë të lidhur me Jambulat Suleimanov dhe Ahmed Zakaev, kundërshtarë të njohur të Kadyrov dhe përfaqësues të të ashtuquajturës ‘Republika Çeçene’, e cila u shpërbë me fitoren ruse në luftën çeçene”.
Pretendimet e tij Vuçiç nuk i ka mbështetur me ndonjë fakt, përvc se ka thënë se janë informacione që i ka ai nga inteligjenca.
Nga këto informacione që tha se i ka, ka kuptuar se çeçenët janë parë më 3 gusht në veri të Kosovës, ku janë takuar me një shtetas në Zubin Potok, të cilët kanë udhëtuar drejt veriut me një veturë ‘Mercedes’ me targa të Novi Pazarit”.
“Grupi shprehu interesim për situatën në veri të Kosovës dhe gatishmërinë e serbëve për t’u përballur me autoritetet në Prishtinë, se si dhe në çfarë mënyre mund t’u japin informacion shërbimeve të tjera të inteligjencës, për të neutralizuar grupet e armatosura të serbëve në veri të Kosovës”.
Këtë deklaratë të Vuçiç të përkthyer në lajm nga media e kontrolluar nga ai B92, Twitter e paralajmëron si lajm që po jepet nga një media e lidhur me pushtetin në Serbi.
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…