Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka ngritur shqetësim se modeli rus i manipulimit të kishës, është duke u zbatuar edhe nga njeriu i cili po heziton t’i vë sanksione Rusisë për terrorin që po e bën në Ukrainë.
Sipas Musliut, është Aleksandar Vuçiq ai i cili po i pret institucionet të cilat vazhdimisht pengojnë arritjen e marrëveshjeve paqeruajtëse, siç është Kisha Ortodokse Serbe.
“Mbrëmë Vuçiq ai u takua me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, sikurse dikur kryekriminelët e luftës Karaxhiqi e Mladiqi! Kisha Ortodokse Serbe i ka penguar në vazhdimësi arritjet e marrëveshjeve paqësore dhe ka nxitur luftërat në ish-Jugosllavi”, ka thënë Musliu në një status në Facebook.
Sipas tij, edhe mbrëmë, Kisha Ortodokse Serbe u bë levë për zhvendosjen e paqes së brishtë në veri të Kosovës.
“Si vegël e Vuçiqit, ajo u rendit në setin e mjeteve luftarake, duke kërcënuar Republikën e Kosovës, dhe së këndejmi duke u bërë inspirim për kriminelët e barrikadave në veri të trios Ëagner – Civilna Zastita – Severna Brigada!”.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…