POLITIKE

Vuçiq: Reciprociteti ia humb Serbisë 1 milion euro në ditë

Masat e fundit të vendosura nga Qeveria e tashmë ish-kryeministrit Albin Kurti i shkaktojnë një milion euro humbje në ditë Serbisë. Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se “kjo që ata bëjnë është çmenduri”.

“Nuk e kuptoj si e paramendojnë ata jetën në shekullin 21 kur nuk ka lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe këtë gjë e kanë dënuar të gjithë. Të shohim se çka do të bëjë Qeveria e re e Prishtinës”, ka thënë Vuçiq të mërkurën në Novi-Pazar.

Vuçiqi ka thënë edhe se situata aktuale në Amerikë nuk nënkupton se Washingtoni do të humbasë interesimin për çështjen e Kosovës, dhe ka shtuar se kohë pas kohe këmben mesazhe me emisarin Richard Grenell, ndërsa pak ditë më parë tha se është dëgjuar edhe me të dërguarin evropian, Miroslav Lajçak, dhe se interesimi evropian po rritet.

“Fuqitë e mëdha gjithmonë janë përzier në çështjet ballkanike, por vendimet do t’i marrë populli dhe udhëheqja e shtetit, ndërsa ne duhet të bisedojmë me të gjithë”, ka thënë Vuçiqi.

Vuçiqi ka thënë edhe se kushti për rifillimin e dialogut me Kosovën është “që të mos ekzistojnë kurrfarë taksash, kufizimesh për kalim të lirë të mallrave, kapitalit dhe njerëzve”.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan! Eurobarometri: Serbët janë më të dëshpëruarit, urrejnë NATO dhe BE

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin…

2 orë ago

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake për çdo vend…

8 orë ago

Djokovic me mbresa nga Shqipëri-Serbi: “Bravo ekipeve për sjelljen”

Ndeshja e mbrëmshme midis ekipeve kombëtare të futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë përfundoi pa gola…

9 orë ago

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmet Kalaja, i…

10 orë ago

Polici kapet duke marrë ryshfet nga kosovarët gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona gjatë ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë…

12 orë ago

Ukrainasit sulmojnë Moskën me dronë, zjarr i madh në metropolin rus, aeroportet janë të mbyllura, fabrika është në flakë.

Një sulm vetëvrasës me dron ukrainas që synonte Moskën ka detyruar mbylljen e dy aeroporteve…

13 orë ago