Presidenti i Serbisë, Aleksandwr Vuçiq, në adresimin për qytetarët e vendit të tij, duke folur për Kosovën ka thënë se ai e do Serbinë në Bruksel, mirëpo nuk do të pranojë shantazhin dhe presionet që bëhen rreth saj, shkruan “NovostI”.
Sipas Vuçiq, përfaqësuesit e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në Samiti e mbajtur në Brdo-Brione, duan ta njohin apo e kanë njohur Kosovën. Këtë ai e tha lidhur me Bosnjën dhe Hercegovinën pasi e vetmja ajo dhe Serbia ende nuk e kanë njohur Kosovën.
“U krijua situata që ne nuk jemi fajtor. Ne kemi mbështetjen e njërit nga tre anëtarët e kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës – Dodikut. Patëm sukses edhe në Bruksel të marrim garancione lidhur me vazhdimin e misionit të KFOR-it. Ky është sukses shumë i madh”, tha Vuçiq
“Mund të mendohet se çfarë kaosi mund të shkaktohet nëse KFOR-i tërhiqet. Do të kemi stërvitje me rëndësi me amerikanët edhe me rusët dhe i jam falënderues sekretarit të përgjithshëm të NATO-së Stoltenberg që po respekton neutralitetin tonë”, tha ai.
Vuçiq ka përsëritur se nuk dëshiron të njoh pavarësinë e Kosovës.
“Unë do shkoj në Bruksel, po nuk do pranoj shantazhet”, tha presidenti i Serbisë Vuçiq.
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…