POLITIKE

Vuçiq: S’ka dialog nëse Prishtina vjen në tryezë për të kërkuar njohjen dhe kërkim faljen

Krijimi i Qeverisë së re të Republikës së Kosovës që do të drejtohet nga Albin Kurti tashmë ka rikthyer në masë të madhe diskutimet rreth rinisjes së dialogut Prishtinë-Beograd.

Normalizimin e raporteve e ka kërkuar edhe kreu i SHBA’së, Donald Trump, ndërkohë Vladimir Putin ka thënë se dy palët duhet të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme mbështetur në Rezolutën 1244.

Megjithatë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, thotë se nuk mund të ketë bisedime në rast se Kosova kërkon njohjen e pavarësisë dhe kërkim faljen e Serbisë për krimet e kryera gjatë luftës së fundit.

Sipas tij nëse Prishtina zyrtare nuk dëshiron të flasë për gjëra substanciale atëherë s’ka as dialog.

“Por, përsëri shpresoj se do të ketë njerëz më të arsyeshëm, racional e të cilët e kuptojnë se sa është e rëndësishme të flasim dhe të përpiqemi të gjejmë një kompromis. Dhe nëse nuk dëshirojnë, nesë mendojnë se mund ta mposhtin Serbinë me shantazhe, gabohen”, ka thënë Aleksander Vucic.

Tutje kreu i shtetit serb ka komentuar edhe propozimin e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, për shërbim të detyruar ushtarak. Sipas tij derisa Kurti ka folur për një gjë të tillë askush s’ka reaguar.

Sipas tij kjo është edhe një arsye pse shteti serb duhet të jetë i zgjuar.

Vuçiq është pyetur edhe rreth deklaratave të Azem Vllasit, se në tryezën e dialogut me Serbinë janë 4 çështje të cilat nuk duhet të diskutohen.

“Integriteti territorial, kufijtë e vendosur, sistemi i brendshëm dhe rendi kushtetues janë katër pika që e përbëjnë shtetin dhe nuk duhet të diskutohen me Serbinë në procesin e dialogut”, kishte deklaruar Vllasi.

Kësaj deklarate të Vllasit, Vuçiq i është përgjigjur me ironi duke thënë se nuk është i interesuar të flasë për frizurën e Azem Vllasit dhe se nuk është i fascinuar as me frizurën e Albin Kurtit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

6 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

11 orë ago