POLITIKE

Vuçiq tha se Serbia do t’i shpenzojë 740 milionë për armatim – a është kjo një “kundër-raketë” ndaj blerjes së Javelin?

<p><strong>Seria do t’i shpenzojë rreth 740 milionë euro vetëm këtë vit për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe armatim&comma; tha të shtunën presidenti serb Aleksandar Vuçiq&comma; në një konferencë për shtyp në Agjencinë për Siguri Ushtarake&period;<&sol;strong><&sol;p>&NewLine;<p>Lideri serb i bëri këto komente vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara e pranuan një kërkesë nga Kosova për blerjen e raketave antitanke Javelin&comma; e cila do të shqyrtohet nga Kongresi amerikan&period;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Serbia aktualisht ka 186 milionë euro në dispozicion&comma; të cilat do t’i shpenzojmë menjëherë për blerjen e mjeteve dhe armëve nga fabrikat vendase të industrisë së dedikuar”&comma; tha Vuçiq&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Ai njoftoi se gjatë këtij viti do të jenë gati edhe dy pako me nga 150 dhe 400 milionë euro për pajisje shtesë dhe armatim të Forcave të Armatosura të Serbisë&period; Ato para janë ndarë përveç 360 milionë eurove të ndara në buxhetin e Serbisë për armatim shtesë&comma; tha Vuçiq&period;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Kur t’i bashkoni të gjitha këto&comma; do të shihni se ky do të jetë viti në të cilin ne do të pajisemi më së miri&comma; më shpejt dhe më fuqishëm”&comma; tha Vuçiq&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Duke folur për vendimin e SHBA-së për t’i shitur Kosovës 246 raketa antitank të prodhimit amerikan&comma; si dhe pajisje përcjellëse&comma; Vuçiq tha se kjo lëvizje është në kundërshtim me Rezolutën 1244&comma; e cila&comma; shtoi ai&comma; nuk parasheh që Kosova të ketë ushtri&period;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Sipas Rezolutës 1244&comma; nuk guxon të ketë asnjë grup të shqiptarëve të armatosur të Kosovës dhe ata krijuan një ushtri për ta dhe vazhdojnë ta krijojnë atë&period; A jemi ne të fortë si Amerika&comma; Anglia&comma; Gjermania&comma; Turqia – nuk jemi&period; Por&comma; mund t’i tregojmë gjithë botës se kjo në mënyrë brutale shkel normat juridike ndërkombëtare”&comma; tha Vuçiq&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Më herët&comma; më 11 janar&comma; presidenti shprehu &OpenCurlyDoubleQuote;zhgënjim të madh” me njoftimin e SHBA-së se miratoi kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave Javelin&comma; pasi vendimi iu kumtua nga ambasadori amerikan në Beograd&comma; Christopher Hill&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Kosova edhe në të kaluarën ka blerë ose ka pranuar në formë donacioni armë nga Shtetet e Bashkuara&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Pasi u miratuan ndryshimet në Kuvendin e Kosovës më 2018&comma; Qeveria e atëhershme nënshkroi një kontratë me kompaninë amerikane&comma; AM General për pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës &lpar;FSK&rpar; me 51 automjete të tipit Humvee&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Dy vjet më vonë&comma; Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja&comma; ndërkaq më 2021&comma; Qeveria amerikan i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV &lpar;Armored Security Vehicle&rpar;&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe një vendim për blerjen e dronëve amerikanë&comma; ndërkaq autoritetet kosovare kanë paralajmëruar se ushtria e ardhshme do të pajisjet edhe me helikopterë&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Më 2028&comma; kur pritet që FSK-ja të shndërrohet ushtri&comma; ajo parashihet t’i arrijë të gjitha kapacitetet operacionale për&comma; siç është thënë&comma; &OpenCurlyDoubleQuote;ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës&comma; si dhe të qytetarëve&comma; pronave dhe interesave të vendit”&period;<&sol;p>&NewLine;<p>FSK-ja&comma; aktualisht&comma; ka rreth 2&period;500 pjesëtarë&period; Pas periudhës së tranzicionit&comma; ky numër pritet të rritet në mbi 7&period;500 dhe të përfshijë pjesëtarë aktivë dhe rezervistë&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Buxheti për këtë vit i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës është në vlerë prej 153&period;049&period;911 eurosh&period;<&sol;p>&NewLine;&NewLine;

Related Post
FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

VIDEO/ Senatori amerikan nxirret me dhunë jashtë konferencës, policia e shtrin përtokë dhe i vendos prangat

Gjatë një konference për shtyp me Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, senatori i Kalifornisë…

3 orë ago

“Një top u bë shkaktar”, mediat kanadeze shkruajnë për tragjedinë ku vdiqën gruaja nga Deçani me djalin e saj

Një top u bë shkaktar për vdekjen e një gruaje 34 vjeçare nga Kosova dhe…

3 orë ago

Tragjedia e familjes nga Deçani: Dyshohet se nënë e djalë u mbytën në pishinë

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një nëne…

6 orë ago

Dalin pamjet e reja, si u rrëzua avioni i Air India

Një video e re nga një kënd tjetër që tregon aeroplanin e “Air India” duke…

8 orë ago

Pasagjeri britanik në sediljen 11A i mbijeton rrëzimit të aeroplanit në Indi

Një burrë britanik që pretendon se ka mbijetuar aksidentin në Ahmedabad ka përshkruar momentin kur…

8 orë ago

LDK e konkretizon “qeverinë e unitetit”, PDK thotë se janë numrat për ekzekutiv pa LVV-në, Nisma kërkon uljen e pragut

LDK-ja, e cila refuzoi të bashkëqeverisë me LVV-në, dëshiron Qeveri të Unitetit me përfshirjen e…

8 orë ago