Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas Samitit Ukrainë-Evropë Juglindore që u mbajt në Tiranë. Ai në një pjesë ka folur për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalim të përdorimit të dinarit serb si mjet pagese.
Sipas tij, ky vendim është “përpjekje e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’i përzënë serbët”.
“S’ka rëndësi se çfarë ndodh, ne do të sigurojmë para për njerëzit tanë. Për ta definuar me nja fjali – Albin Kurti dëshiron t’i dëbojë serbët nga Kosova”, është shprehur Vuçiqi.
“Më pikojnë lotët kur shoh njerëzit tanë kur shoh tek presin para bankomateve. Ne mund t’u japim tri herë më shumë sesa që u japim normalisht. Ka teknikalitete të një burri të papërgjegjshëm i cili dëshiron dëbimin e njerëzve, i cili dëshiron të bëhet legjendë duke shkatërruar një komb të tërë”, u shpreh Vuçiqi shumë dramatik.
Vuçiq ka shtuar se ata do të dërgojnë para dhe do të marrin vendime për t’i ndihmuar serbët në Kosovë.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…