POLITIKE

Vuçiqi e ndalon Paradën e Krenarisë në Beograd: Duhet të merremi me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se parada e shtatorit e krenarisë, e quajtur “EuroPride” nuk do të zhvillohet në Beograd.

Njoftimi i Vuçiqit vjen pasi mijëra njerëz marshuan në një protestë të zhvilluar kundër ngjarjes, në fillim të këtij muaji.

Vuçiqi ka thënë se nuk ishte i kënaqur me vendimin, por se Serbia duhet të përqendrohet në çështje të tjera, duke përfshirë telashet me Kosovën, raportoi BBC të shtunën.

Organizatorët e paradës kanë thënë se parada do të zhvillohet gjithsesi, me çdo ndalim.

Gjatë një konference për shtyp, Vuçiqi ka thënë se ngjarja e sivjetshme – e planifikuar të mbahet midis 12 dhe 18 shtatorit, do të “shtyhet ose anulohet” për shkak të “tensioneve të fundit me Kosovën”, si dhe për çështjet me energjinë dhe ushqimin.

“Thjesht, në një moment, nuk mund të përballosh gjithçka. Në një kohë tjetër, një më të lumtur, ngjarja mund të ndodhë”, ka thënë ai.

Organizatori i EuroPride 2022, Marko Mihailoviq , tha se “shteti nuk mund ta anulojë EuroPride” dhe se çdo përpjekje për ta bërë këtë do të ishte një “shkelje e qartë e Kushtetutës”.

Më parë këtë muaj, mijëra njerëz marshuan në Beograd kundër “EuroPride”, duke mbajtur tabela që shkruanin “për të mbrojtur familjen” dhe “mbaj duart larg fëmijëve tanë”.

Partitë e ekstremit të djathtë e kanë dënuar ngjarjen dhe peshkopi i Banatit, Nikanor, nga Kisha Ortodokse Serbe, tha se do të “mallkojë të gjithë ata që organizojnë dhe marrin pjesë në diçka të tillë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

43 minuta ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

8 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

12 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

12 orë ago