Akti i ardhshëm është fundosja e mandatit të EUFOR-it në Bosnjë-Hercegovinë, në nëntor. E pritshme është të ketë më shumë turbulenca në Kosovë (mbase edhe në Mal të Zi), por BeH-ja është kriza e ardhshme rajonale. Bashkësia ndërkombëtare dhe akterët lokalë i kanë disa javë që të përgatisin një përgjigje kredibile, në rastin më të mirë
Vuçiqi do të vazhdojë t’i nxisë tensionet me Kosovën deri në fund të tetorit, mund edhe ta përshkallëzojë situatën prej ku është. Por këtë e bën me një sy në planin e ardhshëm të madh: planin e Serbisë që të fundosë mandatin e EUFOR-it në Bosnjë-Hercegovinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në nëntor. Dodiku tashmë po e përgatit terrenin për një krizë të sigurisë.
Kjo është duke u përgatitur tash e disa muaj. Ka shkruar për këtë gjatë verës. Jam i brengosur se zyrtarët dhe kryeqytetet e BE-së kanë bërë shumë pak për t’u përgatitur. Gjasat janë që Moska me sukses do të sabotojë mandatin. Çfarë ndodh më pas është çështje e vullnetit politik.
Plane të qarta të përgatitura duhet të vihen në vend: edhe për BE-në edhe për NATO-n që të mbajnë, apo edhe të rrisin, numrin e trupave në BeH, dhe të aktivizojnë pasojat dënuese për atë që Dodiku dhe Vuçiqi ka gjasa se do ta bëjnë nëse rusët arrijnë ta fundosin mandatin.
“Sanksionet” janë një term shumë i përgjithësuar për një politikë efektive. Për shembull, në rast të një hapi serioz drejt secesionit apo një kërcënimi direkt ndaj paqes dhe stabilitetit të BeH-së, entiteti i Republika Srpskas duhet të largohet nga SWIFT-i (Shoqata për Telekomunikacione Botërore Financiare mes Bankave v.j.). Menjëherë, një goditje financiare që as Serbia, as Rusia nuk do të mund ta adresojnë lehtë.
Kjo, po ashtu, do të blejë kohë për të ndërtuar vullnetin në kryeqytetet atlantike për çdo manovër në terren, që do të kërkojë një përgjigje fizike, kinetike. Po ashtu, duhet bindur aktorët pro-BeH-së që të përmbahen nga format më të ashpra të veprimeve unilaterale, sepse duhet mbajtur NATO-n dhe të tjerët për fjale.
Nëse kjo tingëllon dramatike, është për shkak se situata në terren është e keqe dhe po përkeqësohet, shpejt. Po flas për çdo ditë me zyrtarë mirë të informuar të huaj dhe lokal, në BeH dhe në të gjithë rajonin. Njerëzit nuk di që kanë qenë kaq të alarmuar ndonjëherë. Jemi duke ecur drejt një pike ndezëse, shpejt.
Kjo është pse unë kam shpenzuar kaq shumë kohë gjatë vitit të kaluar, duke ndjekur zhvillimet në Kosovë dhe në Mal të Zi. Vuçiqi është në një fushatë, sikur në një fushatë ushtarake. Të gjitha këto ngjarje janë të ndërlidhura dhe përgjigja duhet të jetë kolektive. Sikur Milosheviqi, edhe ai po shkon hap pas hapi, një nga një.
Gjëja më e keqe që akterët demokratikë, të Atlantikut në rajon dhe më gjerë mund ta bëjnë në këtë moment është t’i trajtojnë ngjarjet në BeH, Mal të Zi dhe Kosovë si të izoluara, t’ia lejojnë Vuçiqit që t’i godasë një nga një. Është imperative të krijohet dhe mbahet një front i bashkuar. Paqja dhe siguria jonë kolektive varet nga kjo.
Siç thashë, akti i ardhshëm është mandati i EUFOR-it në BeH në nëntor. E pritshme është të ketë më shumë turbulenca në Kosovë (mbase edhe në Mal të Zi), por BeH-ja është kriza e ardhshme rajonale. Bashkësia ndërkombëtare dhe akterët lokalë i kanë disa javë që të përgatisin një përgjigje kredibile, në rastin më të mirë. Bëhuni bashkë.
(Jasmin Mujanoviq, analist politik dhe doktor i filozofisë në Universitetin e York-ut, Toronto, është autor i librit “Uria dhe Tërbimi: Kriza e Demokracisë në Ballkan”. Ky shkrim është marrë me lejen e autorit nga “Twitteri” i tij).