Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë ka ardhur nga palët në terren, përfshirë edhe takimin e ish-Presidentin, Hashim Thaçi me presidentin rus, Vladimir Putin.
Sipas Hasani, takimin Thaçi-Putin e ka organizuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq përmes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
“Hashimi përmes Edi Ramës është futur në atë lojë. Unë i besoj më shumë zyrtarëve amerikanë të asaj kohe që e kanë thënë me gojë dhe me shkrim se ideja ka ardhur prej palëve në terren përfshirë edhe takimin me Putinin. Arsyeja pse ka ndodhur ajo është se disa vite s’ka pasur asgjë dhe hajde ta provojmë edhe këtë ide. Ideja për shkëmbim të territorit ka qenë e Vuçiqit përmes Ramës, ka thënë ta provoj këtë, dhe e ka involvuar Vuçiqi Putinin. Pse kam arsye të mos besoj se ka qenë blof për t’i delegjitimuar disa politikanë këtu, në radhë të parë Hashimin. Nuk ka qenë projekt serioz. Nuk shoh se bëhet fjalë për ndarje por për krijim të një entiteti legal brenda strukturave juridike të Kosovës, i cili do të përdorej për ta drejtuar Kosovën në drejtim të caktuar”, ka deklaruar Hasani të enjten mbrëma në “Desku” të KTV-së.
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…