POLITIKE

Vulini takon Shoigun: Situata në Kosovë, në prag të konfliktit

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, takoi të hënën në Moskë sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Sergei Shoigu, të cilin e informoi për “situatën aktuale” në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke pretenduar ndër të tjera se ajo është “në prag të konfliktit”.

“Ai e informoi Shoigun për situatën aktuale në Kosovë, për të cilën tha se është në prag të konfliktit dhe theksoi se politika e autoriteteve në Prishtinë është që të pastrohet etnikisht provinca jugore serbe nga serbët”, thuhet në njoftimin për shtyp të kabinetit të Vulinit, përcjellin mediat serbe.

Vulin, ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) – është vendosur nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara (SHBA) për shkak të lidhjeve jo normale me Rusinë. Vulin takoi më 4 shtator edhe presidentin rus, Vladimir Putin, në kuadër të Forumit Ekonomik Lindor (EEF).

Bashkimi Evropian (BE) theksoi javën e kaluar se raporteve normale Serbi-Rusi në kohën e agresionit kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat evropiane dhe procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE. Megjithatë, pavarësisht thirrjeve dhe vërejtjeje, shteti serb vazhdon të marshojë sipas një daulleje krejt të ndryshme nga pjesa tjetër e bashkësisë perëndimore.

Ndryshe, aleanca midis Serbisë dhe Rusisë është themeluar mbi një ndjenjë të thellë pakënaqësie ndaj NATO-s për mbështetjen dhe krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Rusia dhe Kina janë dy fuqitë e vetme që përsërisin rregullisht gatishmërinë për t’i ofruar Serbisë “garanci” se Kosova nuk do të fitojë njohje të plotë ndërkombëtare dhe ulëse në Kombet e Bashkuara (OKB).


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

15 orë ago