Vulinka: Nëse Haradinaj është aq trim le të kalojë Jarinjën

Ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj Haradinajt se nëse është i sigurt se UÇK e dëboi Ushtrinë e Jugosllavisë nga Kosova, këtë së pari le të ja thotë Hashim Thaçit.

Vulin porositi kryeministrit tl Kosovës në largim Ramush Haradinajt se nëse është sigurt se UÇK ka dëbuar Ushtrinë e Jugosllavisë nga Kosova, këtë le të ja thotë Thaçit që falënderon NATO-në ndërsa më pas edhe NATO-së le të ja sqarojë se bombat e saj nuk ranë në Serbi për 78 ditë.

“Për ne është njësoj, le të pajtohen mes vetes kush është përgjegjës për vrasjen e civilëve dhe ushtarëve në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999 dhe të tregojnë kush është përgjegjës dhe të marrë përgjegjësinë për krime, koha është të paguhet”, tha Vulin duke u përgjigjur në deklaratën e Haradinajt se “Vuçiq dhe kolegët e tij Vulin e Daçiq po mohojnë Reçakun, por nuk mund të mohojnë se djemtë e UÇK-së i dëbuan nga Kosova “.

Vulin po ashtu theksoi se “nëse vuan nga trimërimi i papritur” le të kalojë kufirin e Jarinjes”.

“Do të ia mundësojmë që të sqaroj veprat e tij kriminale organeve hetuese të Serbisë “, porositi Vulin.