Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha vizitoi sot dy fshatra, Bupqin dhe Bizën e Ishmit. Ajo tha se me fondin e saj do të ndërtohen dy shtëpi të të prekurve rëndë nga tërmeti. Ndërkohë Presidenti Meta që e shoqëroi ne Bizë të ishmit i shprehu edhe mirënjohjen këngëtares.
Ajo u kujdes që përmes instagramit të saj të tregojë vendodhjen e saktë të saj dhe qëllimin e vizitës. Bebe Rexha u prit me shumë dashuri nga banorët e fshatit Bupq të Fushë-Krujës. Rexha paratë nuk pranon t’i japë tek qeveria. Ajo tha se do të ndërtojë dy shtëpi.
Më pas me shoqërinë e Presidentit Ilir Meta këngëtarja shkoi në Bizë të Ishmit, në një familje të prekur rëndë nga tërmeti. Këtë familje këngëtarja e memorizoi përmes telefonit të saj.
Bebe Rexha u shpreh se ishte shumë krenare që është shqiptare dhe që ndodhet në Shqipëri në këto moment. Ajo tha se shqiptarët janë të fortë dhe tregoi se prania e saj në vend është që të nxisë shqiptarë të tjerë të japin donacione dhe të ndihmojnë banorët të rindërtojnë jetën.
Ndërkohë Presindenti Meta u shpreh se ky mision i këngëtares u vlerësua dhe nga kreu i shtetit
“Ka vendosur zemrën e saj për të sjellë në vëmendje këtë krizë humanitare para komunitetit ndërkombëtar”, tha Meta.