KRYESORE

Walker, politikanëve: Nuk duhet të harrohet Reçaku

Më 15 janar është 21 vjetori i masakrës së Reçakut, njëra nga masakrat më të tmerrshme të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë, ku u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Për këtë ngjarje ka folur sot ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili këtë e kishte cilësuar krim kundër njerëzimit.

Walker tha sot ne RTK se e ka kujtim të qartë se çfarë ka ndodhur atë ditë në Reçak.

“E kam kujtim të qartë se çfarë ka ndodhur atë ditë dhe çfarë ka ndodhur pas asaj ngjarje nga një konferencë në Londër dhe Rambuje, pasi ndërkombëtarët më ftuan të flasë se çfarë po ndodhte në Kosovë dhe se çfarë do të duhej bërë, e që pasoi të jetë fushata e bombardimeve të NATO-s dhe çlirimi i Kosovës”, tha ai.

Walker tha se 15 janari i vitit 1999 ka qenë mjaft i rëndësishëm për të dhe për popullin e Kosovës.

“Njerëzit në Reçak janë si një familje për mua, njerëz të mrekullueshëm që kanë sakrifikuar shumë siç kanë bërë edhe shumë banorë të fshatrave tjera në Kosovë në atë kohë”, shtoi ai.

Ai tha se është prekur nga fakti se disa nga liderët e rinj politik po e harrojnë Reçakun.

“E di që ca prej tyre po harrojnë Reçakun, e dinë emrin, e dinë kuptimin, por është një gjeneratë e re e cila po vjen dhe shpresoj që ajo do të vazhdojë të dëgjojë mbi Reçakun”, tha ai.

Ambasadori Walker foli edhe për mohimin e masakrës së Reçakut disa javë më parë nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të cilin tha se është i ngjashëm me Sllobodan Millosheviqit.

“Ka mohuar masakrën e Reçakut, më ka mohuar mua dhe ky mohim për 21 vjet, ku të gjitha dëshmitë ishin evidente më shqetëson shumë. Ishin fjalë të ngjashme si nga ana e Sllobodan Millosheviqit, i cili tha në Hagë të njëjtat ndjenja, të njëjtat fjalë, të njëjtin mohim 20 vjet më pas kur të gjitha dëshmitë ishin aty. Unë kam përshkruar atë që kam parë…”, tha ai.

Sipas tij, nuk duhet harruar të kaluarën dhe se masakra e Reçakut, masakrat e familjes Jashari dhe të tjerat janë të rëndësishme për t’u kujtuar, jo për të stimuluar urrejtje dhe dhunë, por njerëzit të kujtojnë se ka pasur sakrificë të madhe, shumë e kanë paguar me jetë, me çmimin më të lartë atë që kemi ne sot.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

9 minuta ago
  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

2 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

15 orë ago