Washington Post në një guidë turistike me 9 destinacione të reja sidomos për qytetarët amerikanë ka përfshirë edhe Shqipërinë si një prej vendeve që duhet të provojnë këtë verë.
Në shkrimin e Natalie Compton madje sugjerohet që Shqipëria mund të jetë shumë herë më sfidues për turistët edhe krahasuar me Mykonos, një prej ishujve më të vizituar dhe më të shtrenjtë grekë.
Ja çfarë shkruan Washington Post:
Në vend të Mykonosit, provoni Shqipërinë!
Greqia renditet mjaft mirë për udhëtarët amerikanë këtë verë dhe ministri grek i turizmit Vasilis Kikilias parashikon 10 deri në 20 për qind më shumë vizitorë në vend këtë vit sesa vitin e kaluar.
Ishulli grek i Mykonos ishte destinacioni kryesor ndërkombëtar në trend rritjeje i Airbnb për përdoruesit amerikanë.
Por për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin verior të Greqisë, Shqipërinë.
Do të gjeni plazhe mesdhetare përgjatë Rivierës Shqiptare dhe në brendësi. Ndërsa malet janë idilike për ecje, çiklizëm dhe ka qytete antike./ Tiranapost.al