Anëtari i kryesisë së LDK-së paralajmëron daljen nga Qeveria

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Skender Hyseni ka paralajmëruar dalje nga qeveria.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Hyseni e ka quajtur vendimin e kryeministrit, Albin Kurti të papranueshëm dhe të paarsyeshëm.

“Veprim tërësisht i papranueshëm, arbitrar Çuditërisht te paarsyeshëm. Marrëveshja për koalicion thekson qartë se ministri nuk shkarkohet pa miratim paraprak të kryesisë se LDK-së”, ka thënë Hyseni.

Hyseni ka thënë se Kurtit është duke i munguar pjekuria elementare në politik.

“LDK do te marre qëndrimin e duhur karshi këtij veprimi, brenda disa orëve. Albin Kurtit i mungon pjekuria elementare për ta ruajtur stabilitetin e Qeverisë”, ka thënë Hyseni.