Familja e Astrit Deharit sot e ka marrë raportin e ekspertizës zvicerane për vdekjen e djalit të tyre. Në një konferencë për media, ata kanë treguar se ky raport thotë se Astriti është vrarë
Nëna e Astritit, Xhemile Dehari, u ka bërë thirrje institucioneve ta gjejnë vrasësin e djalit të saj.
“Ne të qetë kemi ardhë, se e kemi ditë se Astritin e kanë vra, por juridikisht nuk ka qenë e mbyllur. Sylë Hoxha, i vetmi që ka dalë, ka thënë se brenda 15 ditësh do ta përmbyllim si vetëvrasje, nuk iu doli vetëvrasje, le t’i hapin hetimet sipas rregullave që i ka Prokuroria për çdo rast, edhe për Astritin le ta gjejnë kush është vrasësi, ata vetë e dinë”, ka thënë Xhemile Dehari.
Ajo ka treguar se nuk e kanë lexuar raportin në tërësi, pasi kanë kërkuar nga kryeprokurori vetëm fletën e cila tregon përfundimin e ekspertizës.
“Raportin nuk e kemi lexu ende, vetëm fletën e parë, e kërkuam nga kryeprokurori përfundimin. E lexoi para nesh se është vrasje”, ka thënë nëna e Astrit Deharit.