POLITIKE

Zbardhet motivi i dorëheqjes/ Tufa: ‘Qentë e diktaturës’ i janë afruar shumë familjes sime… e di kush më ka kërcënuar

Në një letër 5 faqësh, Agron Tufa ka dhënë motivet e dorëheqjes së tij nga posti drejtorit ekzekutiv të Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri.

Tashmë në Zvicër, Tufa shkruan se ka kërkuar azil politik, pas ka marrë kërcënime të vazhdueshme për jetën. Madje, ai shkuan se në dy herë brenda muajit nëntor, këta persona për të cilin shprehet se e di se kush janë dhe çfarë janë të aftë të bëjnë, i kanë kërcënuar dhe familjen e tij.

“Dy herët e fundit, brenda muajit nëntor, qentë e liruar nga zinxhirët e diktaturës së vjetër në diktaturën e re iu afruan shumë familjes sime. Kush do më mbronte mua dhe fëmijët e mi? Unë pata kohën e mjaftueshme për të kuptuar kush janë ata dhe çfarë janë në gjendje të bërë. Mjafton e kaluara e tyre. Qëndrimi im i mëtejshëm në punën time, në atdheun tim dhe të fëmijëve të mi, në të drejtën time do të ishte i palogjikshëm, përderisa do të kishte, siç jam i bindur , një çmim tragjik kurrë më të kthyeshëm. Dhe kjo nuk do të gjente më kurrë as përgjigje njerëzore dhe as hyjnore. Misioni im do të vazhdojë në kushte jo më pak të efektshme se ato që pata kënaqësinë dhe krenarinë të kem brenda ISKK. Jam i sigurt se kolegët e mi janë po aq të aftë (në mos më të aftë) ta shtyjnë përpara misionin e zbardhjes së Krimeve të Komunizmit, ashtu siç kanë tashmë përvojën, qartësinë dhe përkushtimin nën drejtimin dhe sugjerimet tuaja”, thuhet ndër të tjera në letrën e dorëheqjen.

Dorëheqja i është dërguar kreut të Bordit, ISKK, Uran Butka, teksa ka vënë në dijeni presidentit Ilir Meta, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku. Tufa ka denoncuar prej kohësh se po kërcënohet nga disa persona pasi sipas tij ka një dosje ku janë të përfshirë emra që sot kanë poste drejtuese dhe në të kaluarën kanë kryer krime, kanë persekutuar dhe plaçkitur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

1 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago