Mund të jetë një nga fshatrat më të vjetra në Evropë dhe është zbuluar në fund të asaj që konsiderohet “Perla e Ballkanit”.
Në liqenin e Ohrit, në Shqipëri, një grup shkencëtarësh zbuluan atë që dikur ishte një kompleks shtëpish prej druri.
Ato besohet se janë përdorur rreth 8 mijë vjet më parë dhe sipas llogaritjeve datojnë pikërisht mes 6-mijëshit dhe 5 mijë e 800-ëshit përpara Krishtit.
“Është një ndërtim më kompleks, më i ndërlikuar dhe më i vështirë, i cili duhet shpjeguar përse këta njerëz zgjodhën të kishin këtë lloj arkitekture”, thotë Adrian Anastasi, arkeolog.
Një nga hipotezat është se njerëzit që ndërtuan kompleksin donin të mbroheshin. Gjatë një prej zhytjeve të shumta, arkeologët gjetën prova që sugjeronin se mijëra pjesë dërrase me thumba përdoreshin si barrikada mbrojtëse.
Por për të pritur përgjigjet e sakta mbi këtë zbulim do të duhet të presim rreth 2 dekada, koha e duhur për të eksploruar dhe studiuar kompleksin nënujor.