EKSKLUZIVE

Zbulimi i NASA-s në Mars që i la pa fjalë shkencëtarët

Roveri “Perseverance” ka kaluar mbi katër vjet në Mars që nga ulja e tij më 18 shkurt 2021. Misioni i tij kryesor është eksplorimi i kraterit Jezero, ku ka mbledhur mostra të ndryshme shkëmbore për studime të mëtejshme në Tokë.

Gjatë eksplorimit, ai ka zbuluar shkëmbinj që tregojnë shenja të kontaktit me ujin në të kaluarën, duke mbështetur kërkimet për shenja të mundshme të jetës. Së fundmi, Perseverance ka bërë një zbulim të çuditshëm që ka habitur shkencëtarët e NASA-s: një shkëmb misterioz i përbërë nga qindra sfera të vogla me ngjyrë gri të errët. Origjina e këtij formacioni mbetet ende e panjohur, shkruan A2 CNN.

Mostra u gjet në zonën Broom Point, në shpatet e Witch Hazel Hill, në buzë të kraterit Jezero. Shkencëtarët vunë re një shkëmb të pazakontë, ndryshe nga mjedisi përreth. E quajtur St. Pauls Bay, kjo shkëmbinj është klasifikuar si një “shkëmb lundrues”, që do të thotë se nuk është në vendin e tij origjinal.

Ky nuk është rasti i parë i gjetjes së formacioneve të tilla në Mars. Në vitin 2004, roveri Opportunity zbuloi “boronica marsiane” në rajonin Meridiani Planum. Edhe vetë Perseverance ka hasur më parë struktura të ngjashme në shkëmbinjtë sedimentarë të kraterit Jezero. Megjithatë, mënyrat e formimit të këtyre sferave mund të jenë të ndryshme dhe të japin informacione të rëndësishme mbi historinë gjeologjike të Marsit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

7 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

8 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

9 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

9 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

10 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

13 orë ago