KRYESORE

Zbulohen detaje të reja nga plaçkitja spektakolare në Veri: U futën nga Serbia në Kosovë

Një grabitje e paparë deri më tani ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, grabitje kjo që po quhet profesionale nga serbët, pasi ata janë futur nga Serbia për në Kosovë me plot armatim.

Në vendin e quajtur Kratina të Leposaviqit, ndodhi dje grabitja e armatosur ndaj automjetit të kompanisë ‘Henderson’ dhe u plagosën disa nga rojet që ishin duke transportuar ato para.

Rruga në Kratina ishte bllokuar nga dy vetura, pastaj ata kanë sulmuar me armë zjarrin dhe e kanë djegur automjetin i cili po barte parat, gjë që çoi të dorëzohen rojet dhe të hapin dyert e automjetit.

Pasi përdorimit të armëve, plaçkitësit kanë plagosur disa pjesëtarë të sigurimit të cilët po bartnin parat e ardhura nga Jarinja për për në Mitrovicë të Veriut, shkruan Gazeta Metro.

Pas kësaj, plaçkitësit kanë ikur në drejtim të Kapaonikut që gjendet në territorin e Serbisë, ata kanë përdorur një kombi me ngjyrë të bardhë.

Të gjitha këto për plaçkitjen i ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Veriun, Branislav Radovic, i cili ka thënë se plaçkitësit dyshohen se vijnë nga Jagodina e Serbisë.

“Në vend të ngjarjes ka gjetur tre automjete në djegie e sipër ku njëra ishte e kompanisë “Henderson”, i dyti që besohet që kishte marrë pjesë në pritë modeli “Reanult Megane” ngjyrë hiri me tabele regjistrimi nga Jagodina në Serbi, nga i cili ishte kryer sulmi. Identifikimi i automjetit të tretë ishte i vështirë të konfirmohej për shkak të dëmeve të mëdha nga zjarri”, tha Radovic, transmeton Gazeta Metro.

Kështu kërkimi dje nga policia ishte zhvilluar në drejtim të Belo Brdo dhe fshatit Bazice, por akoma nuk kanë arritur asnjë rezultat deri më tani.

Tre të punësuarit e kompanisë Henderson kanë pësuar lëndime të lehta dhe ju është ndihma mjekësore, kurse gjatë hetimit të vendit të ngjarje ju janë konfiskuar edhe armët zyrtare.

Ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura nga transportuesi “Henderson”. Kjo është plaçkitja e tretë në këtë rajon, e fundit ishte në maj kur ishte sulmuar transportuesi dhe ishte shtënë edhe në drejtim të Policisë së Kosovës, megjithatë tentimi i vjedhjes ishte penguar.

Kujtojmë se mediet serbe këtë po e cilësojnë si plaçkitje profesionale duke mos e lënë asnjë gjurmë…


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

2 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago