Gjatë punimeve që po kryhen në lotin 5 të Unazës Verilindore të Tiranës u zbuluan disa predha luftarake.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se mjetet luftarake u konstatuan gjatë gërmimeve për punimet e këtij loti.
“Menjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren dhe për të lejuar vijimin e punës”, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar. /