FOTO&VIDEO

Zbulohen tre lloje thithëlopash, gëzojnë një veçori të rrallë

Shkencëtarët kanë përshkruar së fundmi tri specie të jashtëzakonshme të thithëlopës së pemës që kanë një veçori në lindjen e vezëve. Femrat i lindin vezët në tokë nga ku dalin dhjetëra fulterëza të vogla, vetëm pak milimetra të gjata.

Linda e të vegjëlve që anashkalon lindjen e vezëve dhe fazën e larvës është shumë e rrallë te amfibët. Në mbi 4 mijë lloje bretkosash e thithëlopash, më pak se 1% lindin të vegjël të gjallë. Kjo strategji mund të jetë zhvilluar si përshtatje në habitetet ku mungon uji, në të cilin këta amfibë lindin vezët.

Tre llojet e thithëlopës së pemës në Tanzani më parë klasifikoheshin si një i vetëm: Nectophrynoides viviparus. Kur shkencëtarët analizuar tiparet fizike dhe të dhënat gjenetike të qindra llojeve në muze, bashkë me regjistrimet zanore të thithëlopave në habitatet e tyre, arritën në përfundimin se tri thithëlopat ishin lloje të ndryshme të Nectophrynoides genus.

Për ta kjo sjell një panoramë më të gjerë të larmishmërisë së thithëlopave të pemës që lindin të vegjël të gjallë dhe mund të ndihmojnë në ruajtjen e tyre. Disa popullata të egra të Nectophrynoides janë në rënie dhe llojet me shifra më të vogla janë të ndjeshme ndaj shpyllëzimit dhe krizës klimatike, thotë studimi.

Thithëlopat që riprodhohen në ujë lëshojnë deri në 20 mijë vezë në disa raste. Lindja e të vegjëlve të gjallë bën që numrat të jenë shumë herë më pak, 40-60 fulterëza.

Sa më i madh dhe i zhvilluar të jetë i sapolinduri, aq më shumë avantazh ka për të mbijetuar kur çel nga veza apo kur lind.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago