Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e dyfishtë e regjistruar rreth mesditës së sotme në Burrel.
Burime bëjnë me dije se vëllezërit Ardit Hysa 22 vjeç dhe Kristi Hysa 19 vjeç u plagosën me thikë nga 35-vjeçari Gerald Buci. Mësohet se ky i fundit është djali i një biznesmeni të njohur në Burrel, pronari i një restoranti, afër qendrës.
Gerald Buci u largua pas ngjarjes dhe vazhdon të jetë ende në kërkim nga policia. Ngjarja ndodhi rreth orës 14.50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta.
Dy vëllezërit Hysa u transportuan fillimisht në spitalin e Burrelit dhe më pas me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku i janë nënshtruar operacionit.
Ende nuk dihet shkaku i konfliktit mes tyre. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.