Njësitë e Drejtorisë për situata të jashtëzakonshme kanë transportuar sot një bombë avionësh nga Lufta e Dytë Botërore, me peshë rreth 500 kg.
Siç kanë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, bomba është zbuluar gjatë punimeve në rrugën Tuz-Podgoricë.
Siç shpjegojnë ata, në vendin e ndërtimit të rrugës Podgorica – Tuzi është gjetur një bombë.
Bomba do të ruhet në një vend të sigurtë dhe shkatërrimi i saj do të kryhet në periudhën e ardhshme.