Report tv siguron imazhet ekskluzive të objekteve dhe zbulimit arkeologjik të gjetur në zonën arkeologjike “A” në Durrës ku pritej të rindërtohej shkolla 9-vjeçare “Eftali Koçi” me fondet e BE. Arkeologia Iris Pojani që është marrë me gërmimet thotë se këto gjetje në qytetin bregdetar, mund të jenë ndër më kryesoret të tri dekadave të fundit.
Pas videos së gjurmëve të strukturës së murit të vjetër, të zbuluar gjatë gërmimeve në zonën ku do të rindërtohej shkolla 9-vjeçare ‘Eftali Koçi’ në Durrës, Report tv, sjell fotografi të detajuara të fragmenteve të mureve rrethuese, që mendohet të datojnë në shekujt IV-III p.e.s.
Imazhet përcillen për televizionin nga vetë arkeologia e licensuar Iris Pojani, që ka ndjekur procesin e gërmimit, e cila thekson se këto zbulime, ku përfshihen edhe punime qeramike, objekte metalike etj., mund të jenë ndër më kryesoret të realizuara në qytetin bregdetar në 30 vitet e fundit.
Arkeologia Pojani pohon se për zbulimin në fjalë është hartuar një raport i detajuar që është dorëzuar pranë Ministrisë së Kulturës, ndërkohë, për vetë rëndësinë që ai ka, Instituti Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore mori vendim më datë 3 qershor 2022 për ruajtjen e gjetjeve arkeologjike. Shkolla “Eftali Koçi” ishte në proces rindërtimi përmes fondeve të Bashkimit Evropian.
E gjithë hapësira në fjalë është pjesë e zonës arkeologjike A të qytetit 3000-vjeçar dhe gjetjet e deritanishme mund të jenë vetëm fillesat e një zbulimi edhe më të rëndësishëm që mund të dalë në dritë në vijim.
Mijëra statuja të vogla prej balte të pjekur u gjetën në këtë kodër në një zbulim masiv të bërë në vitin 1970 nga arkeologu Vangjel Toçi.
Ndër vite arkeologët kanë folur për sanktuarin apo tempullin e perëndeshës Artemis, që ngrihej aty në lashtësi.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…