Mediat serbe raportojnë se djali i cili kreu masakrën në Serbi, nga ku mbetën të vrarë 8 nxënës dhe roja i shkollës, u frymëzua nga një TikTok-er.
Ky i fundit ka treguar në një video në rrjetin e tij social se si të “silleni me ata që nuk ju pëlqejnë”.
“Secili prej nesh ka njerëz që e duan dhe njerëz që e duan pak më pak. Dikë që ju fyen apo ju poshtëron e quajmë urrejtës Disa prej tyre janë edhe miqtë tuaj,” – thotë djali.
Ai nis videon, e cila zgjat gati tre minuta, me këto fjalë dhe më pas tregon një sasi të madhe armësh.
Më pas i riu në video mbush armën dhe nis të shtënat masive në një ndërtesë.
“Ky është vetëm fillimi,” – shprehet ai dhe vazhdon me të shtënat.
Ky person u arrestua, ndërsa hetimi i këtij rasti ngre një pyetje kycce: Ku e gjeti armën ky personazh në TikTok?!
Sipas avokatit Nebojsha Teshiç, është e nevojshme që fillimisht hetimi t’i përgjigjet kësaj pyetjeje e më pas të vazhdohet me hetime të mëtejshme.
Autori i videos ka pothuajse një milion ndjekës në TikTok, nga ku videoja sigurisht është fshirë, dhe dyshohet se djali 13-vjeccar që shkaktoi masakrën në shkollën serbe ka qenë një nga ndjekësit e TikTok-erit. Sipas mediave serbe, ai u frymëzua nga djali në video për të kryer krimin.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…