Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu, ka urdhëruar zyrtarisht tërheqjen e trupave ruse nga perëndimi i lumit Dniepro në rajonin e Khersonit, duke hedhur dyshime kështu mbi një lënie të territorit Kievit dhe një disfate të mundshme në pjesën jugore të Ukrainës.
Moment Surovikin and Shoygu admit defeat in the Kherson direction and announce the withdrawal of troops. pic.twitter.com/10UZgVuIcm
— WarTranslated (Dmitri) (@wartranslated) November 9, 2022
Lajmi citohet nga disa media lokale ruse e ukrainase dhe vjen fill pas evakuimit të mbi 70 mijë banorëve të Khersonit, nën pretendimin e Moskës se një luftë shumë e ashpër po hartohet nga trupat ukrainase, me avancimin e tyre drejt qendrës së rajonit jugor.
Nga burime të mediave lokale ukrainase pranë frontit të luftës, mendohet se kjo mund të jetë edhe një “gënjeshtër” nga ana e Shoigut, për të bërë të mundur uljen e vigjilencës të forcave të Kievit, me qëllim më pas nisjen e një sulmi operacional për të zhbërë praninë e palës ukrainase në rajon.
Gjithsesi, nga vetë Forcat e Armatosura ukrainase, nuk ka asnjë sinjal gëzimi apo uljeje të mobilizimit.